Superkupa, Tirana-Vllaznia i besohet Hamitit

Futbolli në Shqipëri vjen sot pas një pauze të gjatë. Ai do të kthehet me një supersfidë mes dy klubëve më të vjetër në vend ndërmjet Tiranës dhe Vllaznisë.

Kjo ndeshje vlen për Superkupën e Shqipërisë dhe do të zhvillohet në orën 19:00 në impiantin ‘Air Albania Stadium’ në Tiranë.

Kështu fituesi i edicionit të kaluar në kampionat Tirana gjën në këtë finale fituesin e edicionit të 70-të të Kupës së Shqipërisë, Vllazninë. Takimi në këtë ‘klasike’ për më tepër në Superkupë, figuron i dyti mes dy skuadrave që kur Tirana- Vllaznia u luajt në 2001.

Ndërkaq kjo sfidë do të gjykohet nga ndërkombëtari Eldorjan Hamiti i ndihmuar nga denis Rexha dhe Ridiger Çokaj. Enea Jorgji do të të jetë në sistemin VAR./Sportiimal/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!