Reali ngec në derbi, Juve triumfi në Firence

Mbrëmja futbolistike në La Liga dhe Serie A u mbyll me takimet Real madrid- vajekano dhe Fiorentina- Juventus.

Në ‘Bernabeu’ u takuan dy skuadrat madrilene me Vajekanon që mbajti të paprekur rrjetën e Dimtrevskit (njeriu i ndeshjes). Vajeko e cila nuk kishte sot sherbimet e mbrojtësit kuqezi Ivan Balliu e pa vetën gjithnjë në vështirësi ndaj Los Blancos por skuadra e Ançelotit përpos mundësive të shumëta, ishte mjaft konfuze në zonën e golit.

Pas kësaj jave Reali mbetet në vend të dytë me dy pikë më shumë se barcelona dhe po aq më pak se surpriza Xhirona.

Serie A vijon marshimi i Juves. Edhe këtë mbrëmje skuadra bardhezi e Alegrit mposhti 0-1 Fiorentinën duke konsoliduar vendin e dytë me 26 pikë e vëndosur në presion Interin kryesues me 28-të.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!