Onana nuk bind te Junajtid, gati rikthimi i De Geas
Vijon kaosi i madh te Mançester United, pavarësisht rikthimit te fitorja në Champions League e skuadrës së Ten Hag.
Një nga pikat e dobëta në fillim të sezonit për Djajtë e Kuq është në portë, duke qenë se deri më tani paraqitjet e Andre Onanës nuk i kanë përmbushur pritshmëritë e ish-portierit të Interit, i cili u pa vendimtar në ndeshjen e së martës në mbrëmje kundër Kopenhagë, teksa priti dhe një penallti në fund.
Por pavarësisht këtij sinjali pozitiv, besimi te Onana nuk është në maksimumin e pritshëm dhe kjo mund të kuptohet edhe nga lajmet që qarkullojnë në Angli.
The Sun, shkruan se Mançester Junajtid po planifikon një rikthim të portierit veteran David De Gea (32 vjeç), pasi spanjolli u lirua nga Djajtë e Kuq më 30 qershor të këtij viti kalendarik. Do të ishte një rikthim afatshkurtër, me kontratë deri në fund të sezonit aktual futbollistik.