Verstapen, vjen fitorja numër 50 për tre herë kampionin e botës

Pas garës Sprint të së shtunën, Maks Verstapen përfundoi i pari në garën për fitimin e Çmimit të Madh të SHBA.
Fitorja numër 50 e pilotit holandez të Red Bull, erdhi duke i paraprirë Luis Hamilton dhe Lando Norris në COTA , Austin (SHBA).
Ndërkohë, nisur nga pole me Sharls Leklerk, Ferrari nuk shkoi përtej vendit të katërt të Sainz, ndërsa monegasku gaboi në zgjedhjen për të bërë vetëm një ndalesë (i vetmi ndër pilotët më të mirë) dhe përfundoi i gjashti pas Serxhio Perez dhe përpara Rasëll.
Renditja e garës së sotme: