“Sulltani” Unai Emeri, Juve rrëzon Milanin, Barça fiton me një 17 vjeçar
Pesë ligat kryesore europiane zhvilluan disa ndeshje të rëndësishme.
Në Premier League u zhvillua vetëm një duel. Ai i takoi çiftit Aston Vila- Uest Hem me rezultatin final 4-1. Në tribuna u pa një pankartë speciale për teknikun e Aston Vilës, Emeri, emërtuar Sulltani…
Milan Juve në Serie A u vendos nga një gol i Lokatelit në të 63′ me bardhezinjtë që ndalen vrullin e Milanit duke bërë që kreu tani të jetë më i ngushtë se kurrë.
Më herët Roma kaloi 1-0 Monzën, Bolonja mundi Frozinonen 2-1, Atalanta mposhti Xhenovan 2-0 ndërsa sfida Salernitana- Kaljari u mbyll 2-2.
Në La Liga: Las Palmas- Vajekano 0-1, Xhirona- Almeria 5-2, Vijareal- Alaves 1-1 dhe Barcelona- Bilbao 1-0. Për Barçën shënoi 17 vjeçari Mark Guiu (80′).
Dy ndeshje në Bundesligë: Këln- B’Gladbah 3-1 dhe Heindenheim- Augsburg 2-5.
Ndërkohë në Ligue 1 u zhvillun 6 takime: Lorient- Reims 2-1, Lilë- Brest 1-0, Tuluzë-Remis 1-1, Nantë- Montpelje 2-0, Monako- Metz 2-1, Lion- Kleremont 1-2./Sportiim.al/