Ndahet nga jeta legjenda Bobi Çarlton

Legjenda e Mançester Junajtid dhe Anglisë Sër Robert Çarlton, i njohur si Bobi Çarlton, është ndarë nga jeta sot në moshën 86-vjeçare .

Lajmin për vdekjen e tij e dha familja, ndërsa menjëherë ka reaguar Premier League e cila shkruan në Twitter:

“Jemi jashtëzakonisht të trishtuar kur dëgjojmë lajmin për ndarjen nga jeta të një prej lojtarëve më të mëdhenj në historinë e futbollit anglez. Ngushëllimet tona për familjen e Sër Bobi dhe për të gjithë Mançester Junajtid”, shkruhet në komunikatë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!