Flamurtari mund AF Elbasanin dhe afrohet me kreun

Kategoria e Parë, java e 8-të: Flamurtari- AFElbasani 2-1 (Oliveira 29′, Dalanaj 51′ / 90′ Bobi)

Flamurtari- AF Elbasani hapi javën e tetë të Kategorisë së Parë me dy skuadrat e njohura në vend që luajtën këtë pasdite në Vlorë.

Vendasit e drejtuar nga Emiljano Çela fituan me shifrat 2-1 duke bërë që tani kreu të afrohet për skuadrën vlonjate duke qëndruar vetëm një pikë larg AF Elbasanit (16) që mban vendin e dytë pas Bylisit kryesues me 19 pikë.

Formacionet startuese (Arbitër: Andi Koçi)

Flamurtari: Teqja, Hasa, Ramadani, Imami, Dalanaj, D. Pjeshka, Deliaj, Oliveira, Antoni, Zogaj, Estefan. Tr: Emiljano Çela

AF Elbasani: Kuka, Idrizaj, Pere, Telushi, Rami, Karakaçi, Klement, A. Kasa, Hasani, Lleshi, Greca. Tr: Nevil Dede

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!