Flamurtari mund AF Elbasanin dhe afrohet me kreun
Kategoria e Parë, java e 8-të: Flamurtari- AFElbasani 2-1 (Oliveira 29′, Dalanaj 51′ / 90′ Bobi)
Flamurtari- AF Elbasani hapi javën e tetë të Kategorisë së Parë me dy skuadrat e njohura në vend që luajtën këtë pasdite në Vlorë.
Vendasit e drejtuar nga Emiljano Çela fituan me shifrat 2-1 duke bërë që tani kreu të afrohet për skuadrën vlonjate duke qëndruar vetëm një pikë larg AF Elbasanit (16) që mban vendin e dytë pas Bylisit kryesues me 19 pikë.
Formacionet startuese (Arbitër: Andi Koçi)
Flamurtari: Teqja, Hasa, Ramadani, Imami, Dalanaj, D. Pjeshka, Deliaj, Oliveira, Antoni, Zogaj, Estefan. Tr: Emiljano Çela
AF Elbasani: Kuka, Idrizaj, Pere, Telushi, Rami, Karakaçi, Klement, A. Kasa, Hasani, Lleshi, Greca. Tr: Nevil Dede
