Kupa/ AF Elbasani dhe Flamurtari në turin e dytë

Flamurtari-AF Luftëtari dhe Besëlidhja- AF Elbasni ishin dy ndeshjet e para të turit të parë të Kupës së Shqipërisë për edicionin 2023/2024.

Në Lezhë, verdheblutë e Nevil Dedes u imponuan për 0-3 duke kaluar në turin tjetër. Rami në të 41′, Klement në të 43′ dhe Melo në minutën 83′  autorë të golave.

Ndërkaq mjaft e luftuar në Vlorë sfida Flamurtari- AF Luftëtari. Skuadra e Çelës fitoi 2-0 me gola të shënuar Beqja 64′ dhe Di Estefano në të 90+2′.

Nesër (13:30), sfidat e tjera të këtij turi të edicionit të 72 të Kupës së Shqipërisë. /Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!