Austria siguron biletën e dytë të Grupit F, De Biazi…

Kualifikueset e sotme për ‘Euro 2024’ nisën në 18:00 me duelin e Grupit F; Azerbajxhan i teknikut Xhani De Biazi dhe Austrisë. Ndeshjet e tjera në program në 20:45.

Në këtë sfidë, Austria fitoi 0-1 ndaj Azerbajxhanit dhe kualifikohet në fazën finale të Euro 2024. Një gol vendimtar nga penalltia e Sanitzer në minutën e 48-të i dha biletën austriakëve të teknikut Ralf Rangnik.

Në Grupin F, skuadra austriake i bashkohet Belgjikës të kualifikuar që dje.

Kështu dështon mundësia e skuadrës së ish trajnerit kuqezi për të mbatur në lojë drejt një mundësie për në Gjermani verën e ardhshmë. De Biazi si trajner i një komëtarjeje ishte në fazë finale në Francë (2016) teksa drejtoi pikërisht Shqipërinë./Foto Twitter/ Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!