Euro 2024/ Shqipëria në ballinë, Europa nis nesër raundin e 7-të kualifikues

Sipas emërtimit të UEFA-s, nesër 12 tetor, do të marrë udhë xhiro e 7-të e fushatës kualifikuese të ‘Euro 2024’.

Me Izrael- Zviër (Grupi I) e shtyrë për shkak të situatës së rënduar ushtarake në vendin e kombëtares pritëse, grupet A, D, E dhe I do të zbresin në fushë për të marrë pikët maksimale të turneut të madh të UEFA-s.

Gjithësesi, e gjithë vëmendja e Kombit shqiptar pritet të jetë në “Air Albania Stadium” (Tiranë), aty ku në 20:45 Shqipëria do të presë Republikën Çeke të vendosura në Grupin E e që kryesohet nga kuqezinjtë me 10 pikë. Luan dhe Polonia e cila ka në program duelin jashtë me Ishujt Faroe.

Ndërkohë në Grupin I, Kosova jashtë pretendimit për të kapur njërin nga dy vendet e para, ka në program transfertën me Andorrën (20:45). Bjellorusi- Rumani dueli tjetër i grupit i cili luhet në Budapest, Hungari. (Izrael- Zvizër në pritje të vendimit të UEFA-s)

Spanjë- Skoci pritet të jetë dueli tjetër i ndezur i mbrëmjes pasi në Grupin A, iberikët e shohin vetën pas skocezëve që i mundën më herët në Gllazgou 2-0. Po në këtë grup Qipro- Norvegji.

Te Grupi D përballjet e së enjtes do të jenë dy. Spikat Kroaci- Turqi ndërsa paralelisht zhvillohet dhe Letoni-Armeni./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!