Bajrami shkon në gol ndaj Interit, Real kthehet te fitorja

La Liga Santander dhe Serie A luajtën sot shumë takime të javëve respektive.
Në La Liga, Vijareal- Xhirona u mbyll 1-2 ndërsa Reali me të rikthyerin Vinicius, kaloi pastër 2-0 Las Palmas. Barazim në Bilbao e Kadiz teksa Valencia-Sociedad u ndal te 0-1.
Serie A, pa Empolin me disa shqiptarë në organikë të arrijë fitoren e parë sezonale me të vetmin gol të shënuar në 6 javë.
Në fakt befasia ishte humbja e Interit ndaj Sasuolos në Milano me Nedim Bajramin autor i njërit prej golave të miqëve.
Luhet edhe për raundin e tretë të Kupës së Anglisë ku Mançester Siti u surprizua nga Njukasëll duke ndërprerë këtu rrugëtimin. Sakaq, më tej mundën të kalonin Çelsi, Liverpul dhe Arsenal.
Rezultatet:
La Liga:
Bilbao-Getafe 2-2
Vijareal-Xhirona 1-2
Real Madrid- Las Palmas 2-0
Kadiz- Vajekano 0-0
Valencia- Sociedad 0-1
Serie A:
Kaljari- Milan 1-3
Empoli- Salernitana 1-0
Verona- Atalanta 0-1
Inter- Sasuolo 1-2
Lacio-Torino 2-0
Napoli- Udineze 4-1
Kupa e Anglisë:
Brentford – Arsenal 0-1
Çelsi – Brajton 1-0
Liverpul – Leiçester 3-1
Njukasëll – Mançester Siti 1-0 /Sportiim.al/