Bajrami shkon në gol ndaj Interit, Real kthehet te fitorja

La Liga Santander dhe Serie A luajtën sot shumë takime të javëve respektive.

La Liga, Vijareal- Xhirona u mbyll 1-2 ndërsa Reali me të rikthyerin Vinicius, kaloi pastër 2-0 Las Palmas. Barazim në Bilbao e Kadiz teksa Valencia-Sociedad u ndal te 0-1.

Serie A, pa Empolin me disa shqiptarë në organikë të arrijë fitoren e parë sezonale me të vetmin gol të shënuar në 6 javë.

Në fakt befasia ishte humbja e Interit ndaj Sasuolos në Milano me Nedim Bajramin autor i njërit prej golave të miqëve.

Luhet edhe për raundin e tretë të Kupës së Anglisë ku Mançester Siti u surprizua nga Njukasëll duke ndërprerë këtu rrugëtimin. Sakaq, më tej mundën të kalonin Çelsi, Liverpul dhe Arsenal.

Rezultatet:

La Liga:

Bilbao-Getafe 2-2

Vijareal-Xhirona 1-2

Real Madrid- Las Palmas 2-0

Kadiz- Vajekano 0-0

Valencia- Sociedad 0-1

Serie A:

Kaljari- Milan 1-3

Empoli- Salernitana 1-0

Verona- Atalanta 0-1

Inter- Sasuolo 1-2

Lacio-Torino 2-0

Napoli- Udineze 4-1

Kupa e Anglisë:

Brentford – Arsenal 0-1
Çelsi – Brajton 1-0
Liverpul – Leiçester 3-1
Njukasëll – Mançester Siti 1-0 /Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!