Muriqi frenon Barcelonën, Juve vuan me Leçen

Barcelona – Majorka ka tërhequr vëmendjen në La Liga. Një ndeshje e luftuar dhe me surpriza ku protagonist ishte padyshim edhe Muriqi. Sulmuesi dardan shënoi golin e parë të takimit e më pas dha asisitin për të dytin pasi katalansit kishin barazuar.

Lopez ishte ai që shpëtoi Blaugranët nga humbja duke siguruar 1 pikë që e lë Barcelonën të kryesojë provizorisht. Sakaq, sfida tjetër mes Seviljas dhe Almerias regjistroi 6 gola me vendasit që fituan 5-1.

Nga ana tjetër Juventus në Serie A ia doli të fitonte ndaj Leçes me 1 gol për t’u ngjitur në vendin e dytë, ndërsa në Ligue 1 Reims mposhti në transfertë Lilën në shifrat 1-2.

Rezultatet:

La Liga:
Sevilja – Almeria 5-1
Barcelona – Majorka 2-2

Serie A:
Juventus – Leçe 1-0

Ligue 1:
Lilë – Reims 1-2/Sara Gjidiaj/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!