Atletiko ‘xixa’ Realit, Njukasëll bën 8, Leverkusen e ka seriozisht

Ka përfunduar java e gjashtë e Premier League me ndeshje të luftuara dhe gola pafund. Arsenal dhe Totenhem u ndanë në barazim 2-2 me vendasit që iu falën një autogoli dhe një penalltie. Kthehet Armando Broja por Çelsi nuk i ndahet humbjeve, ndërsa Liverpul kaloi Uest Hem. Njukasëll…shkund tetë herë Shefild Junajtid.

Mbrëmje derbi në La Liga. Atletiko Madrid ndal Realin pas 6 javësh me fitoren 3-1 në një sfidë vërtetë interesante. Granada e Uzunit sakaq po kalon një moment aspak të mirë teksa u mposht edhe nga Las Palmas në shtesë me këta të fundit që ishin në inferioritet numerik.

Në garë me Empolin e shqiptarëve Inter ia doli të fitonte 0-1 në Serie A, bashkë me Atalantën që kaloi pastër Kaljarin. Napoli u surprizua nga Bolonja duke mos mundur të shmangë barazimin, ashtu si dhe Roma në mbrëmje ndaj Torinos.

Në kampionatin gjerman Bajer Leverkusen vijon serinë e rezultatetve pozitive, ndërsa klasikja franceze PSG – Marsejë u fitua bindshëm nga kampionët në fuqi në shifrat 4-0.

Rezultatet:

Premier League:
Arsenal – Totenhem 2-2
Brajton – Burnemuth 3-1
Çelsi – Aston Vila 0-1
Liverpul – Uest Hem 3-1
Shefild Junajtid – Njukasëll 0-8

La Liga:
Real Sociedad – Getafe 4-3
Rajo Vajekano – Vijareal 1-1
Las Palmas – Granada 1-0
Real Betis – Kadiz 1-1
Atletiko Madrid – Real Madrid 3-1

Serie A:
Empoli – Inter 0-1
Atalanta – Kaljari 2-0
Udineze – Fiorentina 0-2
Bolonja – Napoli 0-0
Torino – Roma 1-1

Bundesliga:
Bajer Leverkusen – Hedenheim 4-1
Eintraht Frankfurt – Frajburg 0-0

Ligue 1:
Metz – Strasburg 0-1
Le Havre – Klermont 2-1
Lens – Tuluzë 2-1
Montpelje – Renë 0-0
PSG – Marsejë 4-0 /Sara Gjdiaj/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!