U17/ Shqipëria mposht 2-0 Maltën në miqësore

Shqipëria U-17 fitoi me rezultatin 2-0 ndeshjen e parë miqësore të muajit shtator kundër Maltës. Në takimin e luajtur në ‘Shtëpinë e Futbollit’ pasditen e sotme, kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Ardi Behari bindën jo vetëm me rezultat e gola, por edhe me paraqitjen e tyre mjaft të mirë. Oresti Rifa e Matias Gici realizuan golat e fitores, ndërsa spikati pa diskutim edhe talenti Brayan Gjyla, i cili asistoi dy herë dhe tentoi disa herë portën kundërshtare.
Trajneri Behari hodhi në fushë këtë formacion: Etem Xhemali (GK), Davide Avdullari, Kris Gecaj, Renato Halili, Fabjano Nuhaj, Eraldo Karaj, Kleart Grazhdani, Oresti Rifa, Brayan Gjyla, Matias Gici, Tedi Malaj.