Llapi merr kreun, Prishtina në Hajvali

Prishtina shkruan se ndeshja me Lirinë do të zhvillojë në fushën e Kompleksit Nacional në Hajvali. Arsyeja, gjëndja e mjerë e “Fadil Vokrri’-it

U luajtën sot tri takime në Superligën e Kosovës. Llapi nga Podujeva fitoi në transfertë 0-3 ndaj Feronikelit dhe aktualisht mban vendin e parë pas 5 takimëve me 10 pikë.

Gjen fitoren e parë sezonale dhe Gjilani ndërsa me një gol të Shabanit në të 55′ kaloi Malishevën befasuese të javëve të para me shifrat 1-0.

Vetëm barazim për Dritën e cila u ndal nga Fushë Kosova 1-1. Nesër dy takimet e tejra të kësaj xhiroje: Dukagjini- Ballkani dhe Prishtina- Liria e Prizrenit do të startojnë në orën 15:00.

Java e 5-të:

Sot:

Feronikeli–Llapi 0-3

Gjilani-Malisheva 1-0

Fushë Kosova- Dita 1-1

Të dielën, 15:00

Dukagjini- Ballkani

Prishtina- Liria (në Hajvali)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!