‘Shkëlqesia’ Silvinjo: Punë efikase, tani për objektivin final

Silvinjo meriton të quhet ‘Shkëlqesi’. Trajneri brazilian i Kuqezinjëve emëruar nga FSHF para tetë muajëve e ka shndërruar grupin e tij në një makinë perfekte suksesi.

Pa asnjë ndeshje miqësore, 49 vjeçari menjëherë në sfidat kualifikuese të Grupit E të ‘Euro 2024’. Ndonëse e nisi me një humbje minimale me Poloninë në Varshavë teksa doli pa pikë, ajo që u pa në fushë krijoji bindjen se kjo Shqipëri në thelb, është tjetër gjë…

Dy fitore radhazi me Moldavinë 2-0 dhe Ishujt Faroe 1-3 (transfertë), por dhe ai barazim fantastik në Pragë me Republikën Çeke (1-1) i dhanë të drejtë analistëve për të parë te trajneri i Shqipërisë njeriun e duhur, teknikun e një shkolle të lartë në fushë.

Kulmi mbërriti të dielën ndërsa ndaj Polonisë në ‘Air Albania Stadium’, formacioni i Silvinjos nzori nga “binarët” polakët e Levandovskit, Zielinskit, Sheznit etj.

Kreu i grupit me 10 pikë ka bërë që Silvinjo ta ndjejë suksesin madh teksa në Instagram ka shkruar:

Silvinjo:

Një javë me një punë fantastike dhe rezultate të rëndësishme.
Jam shumë i lumtur që këto rezultate i kanë sjellë shumë lumturi të gjithë shqiptarëve.
Kemi përpara tre finale dhe do të vazhdojmë të punojmë me seriozitet maksimal, zemër e shpirt për të arritur objektivin tonë final.
Forca Shqipëri 🇦🇱 /Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!