Silvinjo: E dua Shqipërinë, ndeshja e jetës u fitua

Si i rënë nga qielli. Trajneri brazilian i Shqipërisë ka kthyer lavdinë më të madhe të futbollit shqiptar pasi për herë të parë Kombëtarja kuqezi, në këtë pikë të fushatës kualifikuese të një Europiani e sheh vetën në krye me dy pikë më shumë se Republika Çeke dhe Moldavia.

Pas ndeshjes, 49 vjeçari tha se respekton të shkuarën e futbollit shqiptar dhe se ndihet mjaft i lumtur për fitoren ndaj Polonisë. Ndeshja e jetës u fitua’ tha tekniku për Tv Klan.

Silvinjo:

“Së pari dua të falenderoj të gjithë shqiptarët.Ishte një fitore e të gjithëve, e atyre tifozëve të mrekullueshëm që ishin sot këtu. Ne kemi bërë një ndeshje shumë të bukur, kemi punuar shumë në fushën e lojës.

Ata janë skuadër shumë të fortë me lojtarë cilësorë dhe me një trajner me eksperiencë, nuk ishte e lehtë. Iu kam thënë të gjithëve, që djema duhet të shikojmë ndeshje shumë të bukur sot, falë cilësive që kanë të dyja skuadrat.

Pas ndeshjeve me Moldavinë dhe Ishujve Faroe, nuk duhet të ndryshonim dhe të tërhiqeshim dhe luajtëm me 4-2-3-1. Është e rëndësishme të kishim dhe Bajramin në fushë.  

Futbolli është shumë i shpejtë, e filluam me Poloninë me 4-3-3. Bajrami te Sasuolo luan si sulmues krahu dhe na duhet të ndryshonim.  

Kam besim tek lojtarët edhe te ata që janë në pankinë. Iu kam thënë lojtarëve që në muajt e parë ne kemi një objektiv të rëndësishëm që mund ta arrijmë të gjithë së bashku. Akoma nuk e kemi arritur, kemi edhe 3 finale. Ata kanë punuar shumë mirë.  

Jemi skuadër që vuajmë, ndoshta nuk bëjmë shumë zotërim topi. Kemi lojtarë shumë cilësor si Muçi, Asani, Bajrami, Asllani, që bëjnë gjëra të mëdha.  

Po, kjo është fitorja më e bukur si trajner. Ju e kuptoni shumë mirë, që Kombëtarja, ka simbolikë më të veçantë se klubi, është diçka krejt ndryshe. Unë e respektoj shumë historinë e Shqipërisë, iu thashë lojtarëve, që para të gjithave, ne duhet të shkojmë të përshëndesim tifozët.  

Javën e ardhshme do të nisim menjëherë punën, për ndeshjen e ardhshme. Kam folur me stafin, do të festojë sot, do të menaxhojmë sa më mirë ndeshjen e radhës.  

Kam parë 10 ndeshje të Shqipërisë para se të vija këtu, unë e njoh shumë mirë skuadrën. E kam thënë që në fillim, që zemra dhe shpirti nuk mund të mungojnë në fushë”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!