Polonia në ‘terr’, të gjithë duan kokën e Santos
Gazetari nga Lisbona Pedro Almedia raporton se Fernando Santos është shumë pranë largimit nga stoli i Polonisë
Çezari Kuelza, presidenti i Federatës së Futbollit të Polonisë, portieri Shezni e Berezinski e konsideruan humbjen me Shqipërinë si turpëruese. Tani Grupi E ka një lider dhe ai është ekipi Kombëtar i Shqipërisë.
Ndërkohë trajneri Fernando Santos teksa paguhet rreth 160 mijë euro në muaj te Polonia, gati të përzëhet pasi raportimet pranë tij theksojnë se luzitani 68 vjeçar nuk vetëlargohet.
Sinjale se kërkohet trajneri ri i dha edhe lideri Robert Levandovski. I zhgënjyer në maksimum, sulmiuesi i Barçs ka deklaruar:
“Më vjen keq për veten time që kam luajtur ashtu, për të gjithë skuadrën. Kërkuam, por nuk mjaftoi. Unë mund të marrë përgjegjësi për këtë.
Kemi pasur probleme që në fillim të raundit kualifikues dhe gjërat nuk po shkojnë ashtu siç donim. Duhet të godasim gjoksin dhe të kuptojmë se duhet të ndryshojmë diçka që kjo kombëtare të shohë dritën në fund të tunelit. Ka mundësi të tjera për t’u promovuar diku, por nuk ka kuptim të mendojmë për këtë.
Është e vështirë të thuhet se çfarë ka ndodhur. Nuk ka nevojë të kërkoni shpjegime, duhet të gjeni një zgjidhje. Unë besoj në potencialin e këtyre djemve, e di që i gjithë ekipi ka aftësi.
Ishte një përpjekje për të zgjuar ekipin, për t’i tronditur gjërat dhe mund të them sinqerisht se u përpoqa të bëja diçka për të ndihmuar. Prej 15 vitesh kam bërë gjithçka për të ndihmuar këtë kombëtare të zhvillohet.
Duhet të kemi një fillim të ri. Duhet të nisim një kapitull të ri”, u shpreh Levandovski.