Duka: Krenar për këtë Kombëtare, ndaj Polonisë vendimtare

Armand Duka, presidenti i FSHF-së menjëherë pas përfundimit të sfidës, ka bërë një status në faqen zyrtare në “Facebook”, duke vlerësuar në maksimum lojën e Kombëtares sot në Pragë me Çekinë mbyllur 1-1 për Euro 2024.

Postimi:

Krenarë për këta djem, krenar për këtë skuadër, krenar për tifozët tanë, KRENAR PËR KOMBËTAREN SHQIPTARE TË FUTBOLLIT!  

Na duhej gjithçka na dha sot kjo ndeshje në Pragë. Djemtë tanë na emocionuan me lojën, rastet e krijuara, paraqitjen e tyre dinjitoze, duke përballuar peshën psikologjike që kjo ‘finale e katërt’ kishte.  

Nuk është koha për të festuar ende, kemi edhe katër finale në lojë. Më e rëndësishmja është sigurisht ajo e radhës ndaj Polonisë, të dielën e 10 shtatorit në stadiumin ‘Air Albania’, për të vetmen ëndërr që të gjithë ne kemi: Kualifikimin në finalet e Kampionatit Europian “Gjermani 2024”.  

Faleminderit çunave, faleminderit Bajrami për golin, faleminderit Daku dhe Muja për debutimin tuaj në radhët e Kombëtares tonë, faleminderit Berisha për pritjet e jashtëzakonshme. Faleminderit Mister Silvinjo! Faleminderit mijëra tifozëve që ishin sonte në stadium duke mbështetur Kombëtaren e zemrës. 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!