Lista e Kombëtares A, Silvinjo ndryshime të papritura

Pas Republikës Çeke dhe Polonisë radha e Shqipërisë për të publikuar emrat e futbollistëve të Kombëtares A për ndeshjet kualifikuese të ‘Euro 2024’ në program më 7 shtator ndaj Çekisë (jashtë) dhe 10 shtator në shtëpi me Poloninë.

Në njoftimin paraprak shpërndarë për mediat nga Departamanti i Komunikimit në FSHF, dallohet lehtë se tekniku Silvinjo ka kryer një “mal” me lëvizje. Ftesa për herë të parë e Mirlind Dakut apo e Arbnor Mujës plotësohet nga rikthimi i merituar për Klaus Gjasulën e Arlind Ajetin.

Mund të ketë pikëpyetje për pjesëmarrjen e Roshit, Seferit e ndonjë tjetri. Sikundër lënja jashtë e Amir Abrashit apo e Ermir Lenjanit, apo mungesa e ftesave për Andi Hadrojin, Redon Xhixhën, Tedi Carën me dy të fundit që “grisën” rrjetat për ekipet e tyre këtë verë në kompeticionet euroipane për klube.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!