Laçi largon Nicën

Mbyllet aventura numër 10-të e teknikut të njohur me kurbinasit

Shkarkimi i parë në pankinat e Superiores erdhi menjëherë pas përfundimit të javës së parë. Është Stavri Nica trjaneri i parë që mbyll aventurën e tij me bardhezinjtë në kampionatin shqiptar.

Ekipi i Laçit njoftoi pak minuta më parë përmes rrjeteve sociale se ka ndërprerë bashkëpunimin me 69-vjeçarin pas rezultatit zhgënjyes në sfidën ndaj Erzenit ditën e djeshme.

Bardhezinjtë barazuan 3-3 teksa kishin fitoren në duar (3-1 deri në të 81′).

Sakaq, tekniku durrsak drejtoi kurbinasit për një pjesë të sezonit të shkuar dhe këtë takim të parë të edicionit të ri për t’ia lënë tashmë dikujt tjetër pankinën e skuadrës laçjane.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!