Mesi “alien”, dy gola të tjerë me Inter Majemi

Raportohet se Mesi ka patur debate me një lojtar të Orlandos, në fushë realizon dopietën e dytë me skuadrën e Bekam.

Historia e tij brilante nuk ka të ndalur. Lionel Mesi me transferimin te Inter Majemi edhe pse në pak kohë, arrin të shkëlqejë si në ‘rini’.

Mëngjesin e sotëm 7 herë fituesi i Topit të Artë’ arriti të shënojë dhe dy gola të tjerë (thuajse identikë) duke e dërguar në pesë (5) numrin e tyre në tri takime.

Pasi i shënoi në debutim meksikanëve të Kruz Azul, argjentinasi realizoi dy herë të tjera në të dytën ndeshje ndaj Atlantës dhe sot po dy gola Orlandos. Ky është kompeticioni i Kupës së Ligës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!