Osimhen gati rinovimi me Napolin, agjenti shfaqet në klub

Preidenti i kampionëve të italisë De Laurentis i tha jo 130 milionëve që kishin ofruar arabët e Al Hilal për Osimhen.

Tani sulmuesi nigerian është afër rinovimit të kontratës, duke zgjatur marrëdhënien me klubin napolitan deri në vitin 2027. Me një pagë që do të arrijë në 7 milionë euro në sezon.

Njoftimi duket se është i afërt, duke mbërritur gjatë kësaj pjese të dytë të përgatitjes verore e cila është zhvendosur nga Dimaro, në Trentino, në Castel di Sangro (Abruzzo).

Aty ku mbërriti agjenti i nigerianit Roberto Calenda. me shumë mundësi për të shkruar të zezën mbi të bardhë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!