Al Hilal çmenduri për Osimhen, Napoli do më…shumë

Viktor Osimhen sërish në epiqëndër të Al Ahli. Arabët sauditë janë rikthyer në zyrë e Napolit për sulmuesin nigerian ndërsa fondi PIF, protagonist absolut i verës me nënshkrimin e dhjetëra lojtarëve nga kampionatet europiane në shifra të çmendura, i ka bërë një ofertë të re në rritje lojtarit.

Al Ahli, i cili mbështetet në faktin se nuk ka pasur asnjëherë një ‘jo’ të drejtpërdrejtë ka hedhur 175 milionë euro në pjatë në 5 vitet e ardhshme (35 neto në vit) me Osimhen që po negocion gjithashtu rinovimin me Napolin.

Shifra marramendëse që kërkojnë arsyetim, por që, siç shpjegon Il Mattino, nuk shqetësojnë shumë Napolin dhe presidentin Aurelio De Laurentis. Të forcuar nga një kontratë solide dhe në negociata të plota për një rinovim historik që do ta bënte Osimhenin lojtarin e parë që do të kalonte 7 milionë euro neto në sezon.

Gjithësesi, do të nevojiteshin mbi 200 milionë euro për të rrëmbyer Osimhen nga blutë me mundësinë eventuale të largimit. Megjithatë, oferta pritet të refuzohet duke pasur parasysh vështirësinë pak ditë para fillimit të kampionatit për të gjetur një zëvendësues të nivelit europian.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!