Milan me bilanc pozitiv, rrit të ardhurat nga…Champions

Rikthimi i Milanit në Ligën e Kampionëve rriti të ardhurat e kuqezinjve në sezonin 2022/23 dhe e rikthyen atë te bilanci pozitiv.

Një rezultat që nuk kishte ndodhur as që nga viti 2006 (në kohën kur Milani mbylli vitin më 31 dhjetor). Sipas vlerësimeve të Calcio e Finanza, rezultati neto në bilanc duhet të jetë pozitiv me gati 13 milionë euro, krahasuar me humbjen mbi 66 milionë euro në sezonin e fitimit të titullit në 2021/22.

Në detaje, xhiroja sipas vlerësimeve duhet të jetë rreth 375 milionë euro, me mbi 77 milionë më shumë në krahasim me sezonin e kaluar, duke përfshirë rreth 6 milionë të ardhura nga menaxhimi i të drejtave të lojtarëve

Për më tepër që Liga e Kampionëve po i shtyn të ardhurat lart, me të drejtat televizive të cilat, duke marrë parasysh edhe ato të lidhura me Serinë A, duhet të kalojnë 160 milionë euro.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!