Këtu…Lushnja

I rezistoi Kategorisë së Parë pas një goli të Brunild Pepës në 23 maj në sfidën play off luajtur në “Elbasan Arena” ndaj Valbonës (1-0).

Lushnja e këtij sezoni, duket totalisht ndryshe. Lagunarët firmosën me Gugash Maganin dy muaj më parë (1+1) ndërsa mori vendin e Klevis Dalipit i cili mbylli më 1 qershor 2023.

Periudhë e ngjeshur me afrime të shumta dhe konfrimime. Në terren, prej ditësh duke u përgatitur në fushën e Plugut. Kjo zgjedhje, ardhur dhe nga plani që ka Bashkia Lushnje për të mbjellë terrenin e stadiumit ‘Roza Haxhiu”…

Sot, Lushnja pas testit të parë humbur me Bylis (1-0) zhvilloi miqësoren në transfertën vlonjate me Flamurtarin e Vlorës. Humbja 1-0 mund të ishte evituar nëse Ledion Ruço do mund të shënonte një penallti.

Megjithatë te kampi verdhëjeshil, ndihen të sigurtë se kampionati i sezonit 2023/2024 për Kategorinë e Parë teksa starton më 2 shtator, do të jetë i gjithi me synimin për të rivalizuar kreun.

Magani një ndër teknikët e njohur në vend, ka një staf të zgjeruar por dhe grupin e futbollistëve tashmë të konfirmuar e nën kontratë.

Lushnja 2023/24:

Stafi teknik:

Gugash Magani, Klodian Dervishi, Llazar Gjika (përgatitës atletik), Mikel Spaho (trajner portierësh)

Lojtarët që kanë firmosur deri tani: Oltjan Haremi, Roland Disha, Ledion Ruço, Adriatik Basha, Altin Kananaj, Skerdilajt Levendi, Dejan Andoni, Gilberto Gega, Endrien Magani, Ervis Gjyla, Niko Zisi, Visard Fikaj, Mikel Canka, Xhejms Ajinde, Xherrison Uilli, Damiano Arapi, Ledjan Sadiku, Manuel Kurti./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!