Mesi del para publikut: I emocionuar nga pritja…

Lionel Mesi zbret në fushë për t’u njohur me mbështetësit e tij te Inter Majemi. Në ceremoninë madhështore, kampioni i Botës në ‘Katar 2022’ ndjeu nga pranë mbështetjen e klubit të ri dhe atyre mijërave fansave të rinj. Ai mori bluzën me numër 10-të.

Më tej Mesi rrëmbeu mikrofonin ndërsa ka folur fjalët e para te Inter : “Jam shumë i emocionuar që ndodhem këtu në Majemi. Dua t’ju falenderoj të gjithëve ju që ndodheni këtu, sigurisht edhe familjen time.

Falenderoj pa masë Hose Mas dhe Devid Bekam për mikpritjen. E kanë bërë gjithçka të duket e lehtë, gjithçka ka qenë spektakolare për mua dha familjen time në këto ditë të para në Majemi. Tani dua të fitoj në mënyrë që edhe klubi të rritet më shumë”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!