Mesazhi i Dukës: Skuadrat tona kalojnë turin…

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka merr pozicionin ‘zyrtar’ teksa pas ndeshjeve të turit të parë të skuadrave të Abissnet Superiore në Europë ka uruar dhe përcjellë mesazhe optimiste për kalimin e turit.

Postimi i kreut të FSHF-së në Facebook:

Dëshiroj ti uroj shumë suksese skuadrave tona në Champions & Conference League, në nisje të javës që i çon te ndeshjet e kthimit.

Me mbylljen e ndeshjeve të para, ku patën mundësi të njohin më mirë kundërshtarët, jam besimplotë se skuadrat tona do të arrijnë të sigurojnë kalimin për më tej.

Kanë të gjithë potencialin dhe cilësitë për tu përballur si të barabartë e të nderojnë futbollin tonë në arenën ndërkombëtare.

Suksese!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!