Xhixha, vjen goli me Karabakun në Europë

Redon Xhixha shënon në të 58′-ën golin e tij të parë europian me Karabak të Azerbajxhanit. Sulmuesi kurbinas e nisi lojën që nga minuta e parë por skuadra e tij azere, e pa vetën poshtë një goli në të 25′-ën nga Gomez për Linkoln të Gjibraltarit.

Në këtë takim të vajtjes për turin e parë të Ligës së Kampionëve (1-2), Karabakut i’u desh të vinte pjesa edytë për të balancuar shifrat teksa pa u mbushur 1 orë lojë (58′) Xhixha me të majtën e tij tundi rrjetën e regjistruar golin e parë europian me Karabak.

Në fakt, 24 vjeçari me të kaluar futbollistike te Laçi dhe së fundi te Tirana ka shënuar për bardheblutë edhe edicionin e kaluar në europë ndaj Dundelanzhë dhe Zrinjski Mostar./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!