Zekiç: BATE nuk na tremb, kam përcjellë idetë e mia

Nesër në 20:45 në ‘Air Albania Stadium’, Partizani- BATE Borisov në të vajtjes së Ligës së Kampionëve. Flet trajneri i të kuqëve Zoran Zekiç.

Trajneri i Partizanit, Zoran Zekiç doli për herë të parë para mediave teksa foli për ndeshjen e nesërme të turit të parë të Champions League mes Partizanit dhe BATE Borisov.

Zekiç:

Si kanë shkuar përgatitjet për këtë ndeshje?
Kemi pasur 25 ditë kohë për tu përgatitur, kemi punuar mirë. Nuk është e rëndësishme çfarë flasim sot, por nesër të bëjmë më të mirën. Është ndeshje e rëndësishme, por më vjen keq se kemi bërë vetëm 2 miqësore në 25 ditë.

Formacioni ndaj BATE?
Mendoj që e kam ideuar formacionin sot është stërvitja e fundit, ku mund të ketë të papritura.

BATE vijon aktualisht të luajë në kampionat, a ndikon?
Në futboll nuk konsiderohen pikat e forta e të dobëta. Nesër luhen 90 minuta, kam folur me skuadrën, mendoj se mentaliteti i fituesit është te ne. Dua të them që BATE-n e kam ndjekur, por ne duhet të japim më të mirën në fushë, për gjithëkënd.

Mungesat për nesër?
Sa u përket miqësoreve, kam përdorur të gjithë lojtarët për të parë gjendjen e tyre fizike.

Prisni përforcime?
Në këtë moment nuk po mendojmë për lojtarë dhe për mendimin tim rëndësi ka vetëm rezultati. Çdo gabim kushton shumë.

Sezonin e shkuar shumë probleme në mbrojtje, çfarë keni përmirësuar?
Kur sulmojmë fillojmë nga mbrojtja, gradualisht.

Avantazh që BATE nuk e ka parë Partizanin e Zekiç?
Mendoj se nuk ndikon, por nesër do të kemi surpriza. Koha e shkurtër është ajo që ndikon.

Do dëshironit një ndeshje më pak vendimtare në debutim?
Jo vetëm ndeshjen e parë, por dhe të fundit objektiv kemi fitoren.

Cili është Partizani i Zekiç?
Për këtë përgjigje do përpiqem pas pak kohësh. Në këtë moment duhet të jemi të kujdesshëm, e rëndësishme është të mos gabojmë.

Vini me një skuadër të re, një kompeticion të vështirë. Përmendët mungesën e kohës, a presim nesër një Partizan të ‘kursyer’?
Nesër ne nuk kemi alibi, vetëm të futemi në fushë të japim më të mirën. Mendoj që dikush të kuptojë idetë e mia, por dikush tjetër jo as për 2 vite.

Partizani më i fortë se më parë? Si e shihni veten në krahasim me kundërshtarin?
Mendoj se në këtë moment që jemi kam transmetuar idetë e mia të reja. Pozicionet e lojtarëve do të jenë ndryshe nga më parë. Nesër do të shohim…

Çfarë ju shqetëson në këtë sfidë të parë?
Nëse mendon gjithmonë për problemet, i bie të kthehesh në viktimë. Unë kam idetë e mia, dua t’i ndihmoj lojtarët…

A do ndikojë eksperienca e BATE mbi lojtarët tuaj?
Sigurisht BATE ka më tepër eksperiencë se Partizani. Nesër mendoj të japim më të mirën, nuk do ndikojë eksperienca.

Grezda do të luajë?
Nuk ka rëndësi se kush lojtar fillon, rëndësi ka fundi. Favorizim janë 5 zëvendësimet që na shërbejnë të dyve…/Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!