Dardanët/ Sfida në Budapest ndaj Bjellorusisë, në dyshim Rashica

Kosova sot e impenjuar ndaj Bjellorusisë në ndeshjen e programuar të zhvillohet në “Szusza Ferenc Stadion” të Budapestit në orën 20:45.

Kjo do të jetë ndeshja e katërt për përfaqësuesën ‘Dardane’ e cila e ka nisur jo mirë këtë fushatë kualifikuese të Grupit I ‘Euro 2024’.

Tre barazime në po aq ndeshje, e vështirësojnë goxha mundësinë për të rivalizuar dy biletat e vetme që të dërgojnë verën e ardhëshme në fazën finale të Gjermanisë.

Në deklaratën e djeshme trajneri francez i Kosovës tha ndër të tjera se kjo ndeshje duhet fituar dhe se në dyshim të madh mbetet aktivizimi i Milot Rashicës. Kjo ndeshje do të gjykohet nga kryesori Julian Veinberger.

Sakaq ky takim luhet pa tifozë (masat ndëshkimore nga UEFA për Bjellorusinë si përkrahëse e Rusisë në luftën në Ukrainë).

Grupi I pas raundit të tretë kyresohet nga Zvicëra me 9 pikë dhe më pas vijnë Rumania me 6 dhe Izraeli me 4-ër./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!