Kosova thuajse jashtë, Anglia argëtohet me maqedonasit, zhgënjen Zvicëra

Të tjera sfida të vlefshme për kualifikueset e Euro 2024 u zhvilluan mbrëmjen e sotme. Në Grupin A, Franca bën ligjin me 12 pikë të plota pas fitores së sotme ndaj Greqisë, teksa Irlanda mposhti 3-0 Gjibraltarin për pikët e para në grup.

Grupin C, Anglia shpartalloi Maqedojinë e Veriut me 7 gola duke udhëhequr po me pikë të plota. Ndiqet nga Ukraina e cila rrëmbeu një fitore me vlerë ndaj Maltës për t’u vendosur e dyta në renditje.

Ishte sot edhe radha e Kosovës që u mposht 2-1 nga Biellorusia (në Budapest) duke zbehur shpresat e kualifikimit. Në Grupin I, sfidat e tjera përfunduan me fitoren e Izraelit dhe barazimin 2-2 mes Zvicrës dhe Rumanisë që kryesojnë tabelën.

Për llogari të Grupit D, Turqia kaloi Uellsin dhe Armenia ia doli përballë Letonisë të fitojë në limite. Të dyja skuadrat ndodhen në vendet e para të tabelës me 9 dhe 6 pikë përkatësisht.

Në fushë edhe Grupi H ku Finlanda dhe Kazakistani bindin sërish, ndërsa Danimarka zhgënjen me një barazim 1-1 përballë Sllovenisë.

Kualifikueset Euro 2024:

Grupi B:
Francë – Greqi 1-0
Irlandë – Gjibraltar 3-0

Grupi C:
Ukrainë – Maltë 1-0
Angli – Maqedoni e Veriut 7-0

Grupi D:
Armeni – Letoni 2-1
Turqi – Uells 2-0

Grupi H:
Finlandë – San Marino 6-0
Irlandë e Veriut – Kazakistan 0-1
Slloveni – Danimarkë 1-1

Grupi I:
Bjellorusi – Kosovë 2-1
Izrael – Andorrë 2-1
Zvicër – Rumani 2-2/ Sara Gjidiaj/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!