‘Euro 2024’/ Shqipëria në ditën ‘Kuqezi’

Pas 11 ditëve përgatitje, vjen sfida vendimtare me Moldavinë. Tri ditë më vonë në 20 qershor transferta me Ishujt Faroe.

Shqipëri- Moldavi e vlefshme për Grupin E të fushatës kualifikuese ‘Euro 2024’ (20:45), merr gjithë vemendjen e shqiptarëve kudo gjëndën.

Me objektivin për të marrë një biletë për në fazën finale, të dytën në histori për kuqezinjëtë (pas asaj në 2016 në Francë), ka rritur adrenalinën jo vetëm në skuadër, staf e FSHF, por dhe te tifozeria e cila beson se me futbollistët në dispozicion, rivalët në grup, Shqipëria futboll, mund t’ja dalë.

Kemi 7 finale për të luajtur” deklaroi disa herë në konferencë për shtyp trajneri Silvinjo i cili sot do të debutojë në shtëpi si trajner i Shqipërisë. Në fakt, ka të drejtë pasi çdo takim i mbetur, përparsi ka pashmangshmërinë për të marrë pikët maksimale.

Sot ndaj Moldavisë, kuqezinjtë e kanë detyrim fitoren. Pavarësisht se për të shkuar te ajo, lipset mbi 100%. Mungesat thelbësore të Balliut, Gjasulës, Kumbullës dhe Brojës pritet të mos ndihen dhje aq pasi tekniku brazilian i Kombëtares Kuqezi, trasmetoi besim në ato radhë të dala nga goja e tij të premten.

Do të jetë një formacion thuajse i qartë. Me Berishën favorit në portë, Hysaj në të djathtë e Gjimshitin e Ismajlin në qëndër, dilema mbetet te linja e majtë aty ku Mitaj apo Aliji i rikthyer (13 ndeshje me Shqipërinë), kërkojnë një vend titullari.

Para tyre Ramadani dhe më tej Bare ose Asllani dhe Nedim Bajrami.

Në të djathtë të vijës përpara piketuar Jasir Asani, majtas futbollisti më në formë i momentit Myrto Uzuni teksa në qëndër të sulmit Sokol Cikalleshi.

Ndërkaq pas humbjes me Poloninë në 24 mars 1-0, kjo është sfida e dytë e Shqipërisë e cila deri në 20 nëntor duhet të luajë fatet e mëdha europiane.

Me masat e rrepta të ndërmarra nga Policisë së Shtetit, impianti ‘Air Albania Stadium’ në Tiranë, pritet të jetë i frekuentuar në kapacitet të plotë (22 500)./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!