Shqipëri spektakolare, fitore bindëse ndaj Moldavisë
Shqipëria kaloi provën e dytë të saj në kualifikuest e Euro 2024 teksa Silvinjo mori fitoren e parë si timonier i kombëtares kuqezi. Përballë Moldavisë Shqipëria festoi me 2 gola në “Air Albania” duke u ngjitur në vendin e tretë me pikë po aq sa Polonia, 3 të tilla.
Skuadra e udhëhequr nga Silvinjo dha sinjale pozitive në këtë sfidë duke dominuar dhe duke shënuar 2 gola mjaft të bukur me Asanin dhe Bajramin që ishin protagonistët e kësaj fitoreje.
Grupin E ndërkohë e udhëheq Çekia e cila sot likudoi 0-3 kundërshtarët e ardhshëm të Shqipërisë, Ishujt Faroe.
Sa i përket Grupit A, Skocia mposhti me përmbysje Norvegjinë duke kryesuar me pikë të plota, ndërsa Qipro – Gjeorgji përfundoi 1-2 me gjithçka që u vendos kur ndeshja po shkonte drejt fundit.
Në Grupin F u regjistruan 2 barazime 1-1 ku Austria ndali Belgjikën, teksa Azerbajxhani i De Biazit nuk ia doli as përballë Estonisë dhe gozhdohet i fundit.
Sundojnë barazimet edhe në Grupin G. Lituani – Bullgari nuk shkoi më shumë se 1-1 dhe Mali i Zi – Hungari nuk prodhoi gola. Nuk ka barazime në Grupin J teksa Luksemburgu, Sllovakia dhe Portugalia nuk falën kundërshtarët e tyre.
Kualifikueset ‘Euro 2024’ sot:
Grupi A:
Norvegji – Skoci 1-2
Qipro – Gjeorgji 1-2
Grupi E:
Shqipëri – Moldavi 2-0
Ishujt Faroe – Republikë Çeke 0-3
Grupi F:
Azerbajxhan – Estoni 1-1
Belgjikë – Austri 1-1
Grupi G:
Lituani – Bullgari 1-1
Mali i Zi – Hungari 0-0
Grupi J:
Luksemburg – Lihtenshtejn 2-0
Islandë – Sllovaki 1-2
Portugali – Bosnje-Hercegovinë 3-0
Sara Gjidiaj
