Refuzoi Kosovën, Bislimi ftohet nga Zvicëra

23 vjeçari për herë të parë në listën e Jakin, pritet të debutojë me kombëtaren helvete.

Murat Jakin fton një tjetër shqiptar në kombëtaren helvete. Kët radhë bëhët fjalë për mesfushorin Uran Bislimi i cili aktivizohet te Lugano në Zvicër.

Përfaqësuesja e Zvicrës do të zhvillojë dy ndeshjet kualifikuese të “Euro 2024” më 16 dhe 19 qershor kundër Andorrës dhe Rumanisë në kuadër të Grupit I.

Lajmi është bërë i ditur sot, ndërsa trajneri turko-zvicerian Murat Yakin ka ftuar Bislimin dhe Haris Seferoviçin për të zëvendësuar sulmuesin Brel Embolo.

I lindur në Bazel, ai u shfaq pak kohë më parë në dy miqësore për Kosovën teksa shënoi dhe një gol. Megjithatë, vendosi të ndryshojë fanellë. Ai është tërhequr dy herë nga Kosova, gjë që asokohe shkaktoi shumë pakënaqesi në ambietin sportiv shqiptar të Kosovës.

Me Zvicrën luajnë shqiptarët Granit Xhaka, Shaqiri, Zeqiri dhe së fundi Bislimi./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!