Mesi te Inter Miami, Tata Martino pranë stolit

Mediat raportojnë se këto momente babai dhe menaxheri i Mesit, Horge Mesi gjëndët në Miami.

Nëse Mesi ka gati zyrtarizimin te Inter Miami, Tata Martino duket se do të ulet në stol të skuadrës së Devid Bekam. Në fakt vetëm 5 ditë më parë Bekam shkarkoi Fill Nevill një masë e cila bëri bujë jo vetëm në Angli por dhe në opinionin sportiv europian.

Ndërkaq. duket se firma e Mesit është menduar mirë pasi Geraldo Martino, një trajner i njohur argjentinas, ka dhe të përbashktën tjetër me Pleshtin pasi Tata e ka drejtuar për disa kohë te Barcelona (2013-14) si dhe në kombëtaren Albiceleste (2014-16).

Për tu kujtuar se Tata Martino së fundi ishte në krye të stolit të Meksikës. Pikërisht në ‘Katar 2022’./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!