Inter i mbyll derën Mançesterit për…Lautaron

Interi i mbyll derën Mançester Junajtid. Madje as që pranon negociata për slumuesin e tij, argjentinasin Lautaro Martinez.

Djajtë e Kuq po kërkojnë një element për të forcuar sulmin në verë dhe duke pasur parasysh vështirësitë për të arritur te Herri Kejn, kishin vendosur të qarkonin një alternativë të vyer si Lautaro Martinez.

Siç raportohet nga TMW e cila i referohet botimit të sotëm të La Gazzetta dello Sport, zikaltërit nuk janë aspak të gatshëm të negociojnë transferimin e Lautaros i cili mbetet një element kryesor i formacionit të Simone Inzagit.

Immagine

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!