Arsenal fundos Çelsin, Lajpcig në finale të Gjermanisë

Premier League, La Liga, Ligue 1 dhe Kupa e Gjermanisë. Ishin këto kompeticionet europiane, gara e të cilave vijoi edhe këtë të martë.

Arsenal u kthye te fitorja në kampionatin anglez përballë një kundërshtari që tashmë dështimet i ka bërë rrugë. “Topçinjtë” mposhtën Çelsin në shifrat 3-1 duke u ripozicionuar në krye të klasifikimit por me 2 ndeshje më shumë se Mançester Siti.

Barcelona dhe Real Madrid zbritën sot në fushë për javën e 33-të të La Liga-s. Katalanasit mposhtën 1-0 Osasunën duke thelluar akoma më shumë shkëputjen me madrilenët që u mundën nga Real Sociedad. Edhe Almeria kaloi Elçen që gozhdohet në vendin e fundit të tabelës.

Ndërkaq, pasi fitoi trofeun e Kupës së Francës, Tuluzë pësoi një humbje minimale në kampionat ndaj Lens që ngjitet në vendin e tretë, 6 pikë larg PSG-së.

Kupa e Gjermanisë njohu finalisten e parë të këtij edicioni. Është Lajpcig skuadra që shkon vetëm një hap larg trofeut pas fitores në shifrat e thella 1-5 përballë Frajburgut. Sakaq, finalistja tjetër do të përcaktohet nesër nga çifti Shtutgart – Eintraht Frankfurt.

Rezultatet:

Premier League:
Arsenal – Çelsi 3-1

La Liga:
Almeria – Elçe 2-1
Barcelona – Osasuna 1-0
Real Sociedad – Real Madrid 2-0

Ligue 1:
Tuluzë – Lens 0-1

Kupa e Gjermanisë, gjysmëfinale:
Frajburg – Lajpcig 1-5/Sara Gjidiaj/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!