Siner mposht Xhokoviç dhe fiton ‘Masters’ në Shangai

Është sërish italiani Janik Siner i cili mposht sërish Novak Xhokoviç në dy sete (7-6, 6-3) dhe fiton Shanghai Masters 1000.
Në një ndeshje të balancuar që në fillim, luajtur shërbim pas shërbimi teksa numri 1 i botës arrin të kapërcejë serbin në dy sete, duke marrë në dorë titullin e shtatë sezonal, të 17-in në karrierë.
Një fitore e dëshiruar për Janik, i cili përfiton nga gabimet e pakta të Noles dhe pothuajse asnjë gabim nga ai për të festuar. Për Xhokoviç dhe njëherë është shtyrë fitorja e titullit të 100-të të ATP-së.