Greva rrezikon finalen e FA Cup në ‘Wembley’

Finalja e FA Cup mes Mançester Sitit dhe Mançester Junajtid, e planifikuar për të shtunën më 3 qershor në Wembley, mund të shtyhet.

Federata Angleze e Futbollit po shqyrton mundësinë pas njoftimit të Aslef, Sindikatës britanike të transportit, për grevë në disa data për të kërkuar rritje të pagave të punëtorëve.

Grevat janë planifikuar për të premten më 12 maj (datë e Eurovizionit në Liverpul), të mërkurën më 31 maj dhe të shtunën më 3 qershor.

Mbështetësit mund të përballen me vështirësi të konsiderueshme për të arritur në Londër nëse konfirmohet greva e parashikuar e transportit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!