Skënderbeu-Korabi supersfida e ditës, Dinamo pret Besën në Kamëz
Përgatiti: Erga Kenga
Akti i 23-të në Kategori të Parë do të vendosë përballë duele mjaft delikate. Nisur që nga sfida e Lezhës aty ku Besëlidhja mund t’i japë zyrtarisht lamtumirën Kategorisë së Parë.
Supersfidë në vete, parashikohet ajo e Korçës teksa Skënderbeu kryesues, ndeshet me Korabin ambicioz. Në Orikum, vendasit presin Turbinën. Njëra nga dy skuadrat, me shumë gjasë, do të jetë shoqëruesja e lezhjanëve drejt Kategorisë së Dytë.
Ndërkaq Tomori- Apolonia në duelin tipik për të mbajtur ose kapur zonën ‘play off’ çka ofron mundësi për t’u ngjitur në Superiore.
Histori tjetër sfidat Burreli- Flamurtari dhe Dinamo-Besa. Vlonjatët për të qëndruar në valle, për një biletë elite, e kanë detyrim fitorën në “Liri Ballabani”.
Sikundër Dinamo e cila pozicionohet e dyta dhe luan në Kamëz me Besën. Blutë kanë disa mungesa si golashënuesi më i mirë i kësaj lige Denison por dhe mbrojtësi Prodani dhe mesfushori Smaçi.
Kur kanë mbetur dhe 4 xhiro, kryeson Skënderbeu me 42 pikë, ndjekin Dinamo 41 dhe Flamurtari 39 pikë. Sakaq, Lushnja pas përjashtimit të Tërbunit (nga Disiplina) merr tri pikë në tavolinë.
Në ligën e dytë, përpos Tërbunit do të rrëzohen direkt dhe tri ekipet e tjera të fundit të tabelës.
Java e 23-të Kategori e Parë
15:00
Besëlidhja- Luzi 2008
Oriku- Turbina
Dinamo-Besa
Burreli- Flamurtari
Tomori- Apolonia
Skënderbeu- Korabi
Tërbuni- Lushnja 0-3 (tavolinë)