Skënderbeu e Dinamo drejt promovimit, bie Besëlidhja

Flamurtari ndalet në Burrel, Turbina “xhiron” në Orikum

Nga: Sara Gjidiaj

Java e 23-të e Kategorisë së Parë i mbylli llogaritë e saj me 6 takime të luajtura këtë mesditë. Pushim kjo e shtunë ishte për Lushnjen e cila fiton automatikisht 0-3 në tavolinë ndaj Tërbunit të dënuar.

Skënderbeu kryesues nuk ndalet as ndaj Korabit duke e mposhtur në shifrat 2-0 mes tensionit dhe ndërprerjeve. Rikonfirmohen korçarët në krye të klasifikimit me 45 pikë, ndërsa Korabi qëndron i katërti me 10 më pak.

Zhgënjen Falmurtari përballë Burrelit ndaj të cilit u ndal në barazim pa gola, ashtu siç u mbyll edhe takimi Tomori – Apolonia, ndërsa fitore minimale morën Turbina, Dinamo dhe Luzi 2008.

Lezhjanët tashmë bien nga Kategoria, ashtu si dhe Oriku që rrezikon seriozisht shumë. Kur duhen dhe tri javë, Dinamo mbetet rivali kryesor i Skëndërbeut për titullin me vetëm 1 pikë larg korçarëve.

Kategoria e Parë, Java 23:

Burreli – Flamurtari 0-0
Skënderbeu – Korabi 2-0
Oriku – Turbina 0-1
Dinamo – Besa 1-0
Tomori – Apolonia 0-0
Besëlidhja – Luzi 2008 0-1

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!