Dinamo mund Korabin dhe kalon Flamurtarin…

Kategoria e Parë, java e 21:

Në stadiumin “Selman Stërmasi”: Dinamo- Korabi 1-0 (Redon Danaj 75′)

Dinamo kalon minimalisht Korabin në duelin e fundit të javës së 21 në Kategori të Parë.

Ndeshja e luajtur në “Selman Stërmasi” pati dy tabllo. Deri në minutën e 35′ ndersa skuadrat ishin 11 me 11 futbollistë, loja u duk e balancuar. Pas daljes me të kuqe të lojtarit dibran Tabaku, blutë u zgjuan ndjeshëm duke vënë në vështirësi portierin Qyrani.

Me fillimin e së dytës Dinamo shton rastet për të gjetur golin e fitores në të 75′ me Redon Danaj.

Me kete fitore Dinamo ngjitet në vendin e dytë ndërsa Korabi mbetet në zonën play off duke figuruar i katërti./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!