Kategoria e Parë në tri ditë, Flamurtari-Skënderbeu të shtunën

Kategoria e Parë u trazua këtë fundjavë nga dhuna në Pukë ndërsa Tërbuni u përjashtua nga kampionati duke zbritur një kategori më poshtë.

Sidoqoftë, java e 22-të do të vijojë sipas kalendarit. Sipas vendimit të organëve përkatëse në FSHF, të gjitha skuadrat që kanë në vijim takime me pukjanët do ti fitojnë ata në tavolinë 3-0.

Ndërkaq në fushë inferiorët do të luajnë që të premten. Luzi 2008- Lushnja dhe Apolonia- Burreli sfidat e kësaj dite të cilat nisin në 15:00.

Të shtunën në program dy takime me Flamurtari- Skënderbeu e cila konsiderohet si një ndër finalet e mëdha për kreun. Paralelisht dueli tjetër Besëlidhja- Tomori. Kjo xhiro mbyllet të dielën teksa luhen takimet Turbina- Dinamo dhe Korabi- Oriku.

Me pesë javë nga fundi, Kategoria e Parë kryesohet nga Skënderbeu me 41 pikë i ndjekur nga Dinamo me 40 dhe Flamurtari me 38 pikë. Të gjitha takimet nisin në 15:00/Sportiim.al/

Java e 22-të, Kategori e Parë:

Të premten

Luzi 2008- Lushnja

Apolonia- Burreli

Të shtunën

Flamurtari- Skënderbeu

Besëlidhja- Tomori

Të dielën

Turbina- Dinamo

Korabi-Oriku

Besa-Tërbuni (3-0 në tavolinë)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!