Juve rrezikon titullin e 2018-19, Paratiçi lë zyrtarisht punën te Totenhem

Juventus në telashe. Klubi bardhezi pas penalizimit me 15 pikë këtë sezon, rrezikon seriozisht të humbë titullin e sezonit 2018-19.

Ka qenë Gjykata Federale e cila e ka gjetur fajtor klubin nga Torino dhe nëse kjo do të ngjasë në hallkat gjyqësore që pasojnë, i bie që Napoli i renditur i dyti të marrë titullin e tretë në histori.

Ndërkaq edhe ish drejtori i Juves Fabio Paratiçi ka lënë zyrtarisht punën te Totenhem si drejtor sportiv. Ky vendim pason atë të FIFA-s e cila i ka ndaluar zyrtarit të Spurs të kryejë detyra të tilla në mbarë globin.

Italiani i përfshirë te plusvalencat e Juves, pritet ta apelojë vendimin dhe vetëm nëse del i pastër do mund të rikthehet te londinezët e Totenhem./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!