Flasin protagonistët e MotoGP, te Honda ndihen të tërbuar

Nesër gara Sprint (19:00), të dielën gara e madhe me start orën 20:00

Në prag të fundjavës së MotoGP në Argjentinë, fituesi i garës së parë të botërorit 2023 Françesko Banjaja dhe të tjetë pilotë, folën lidhur me garën e Argjentinës në program këtë të diel. Mjaft e shqetësuar Honda me mënyrën se si u dënua piloti i tyre Mark Markez.

Banjaja:

“Vitin e kaluar patëm vështirësi këtu, ndaj jam kurioz të testoj progresin tonë. Duhet të konfirmojmë potencialin tonë për të shënuar sa më shumë pikë. Siguria? Ne kemi nevojë për më shumë qartësi”. Nga ana tjetër, shumë realizëm për Marco Bazzecchi-n pas vendit të tretë në Portimao: “Jemi në një fazë mësimi, nuk presim podiume në çdo garë”.

Kuartararao:
Fabio Kuartararo foli për vështirësitë e hasura me Yamaha-n e tij në fillim të sezonit:

“Problemi është i ngjashëm si në kualifikime ashtu edhe në garë, por ne duhet t’i zgjidhim këto çështje që të jemi sërish konkurrues. Potenciali është atje, por është një çështje e betejës me të tjerët dhe përgatitjes për parakalim në mënyrën më të mirë të mundshme. Nuk do të jetë e lehtë. Megjithatë, kam besim. Sezoni është i gjatë dhe do të punojmë me qetësi për t’u rikthyer në nivelet tona”.

Aleks Markez:
Për Aleks Markez, pyetja e pashmangshme për gjendjen e vëllait të tij Mark: “Nuk e di se kur do të mund të kthehet, ai është mirë, por është hera e dytë që i duhet të humbasë GP-në e Argjentinës dhe padyshim që nuk është i lumtur për këtë.”

Situata Mark Markez: 

Mark u dënua nga FIM për të mos zbritur në pistë në Argjentinë por dhe për të shlyer në të ardhem penalitete me 2 xhiro të gjata pasi në Portimao përplasi Horge Martin dhe Miguel Oliveirën.

Kampi japonez i gatshëm të apelojë vendimin: “Për këtë arsye, Repsol Honda synon të përdorë të gjitha mjetet juridike të ofruara nga legjislacioni aktual për të mbrojtur të drejtat dhe interesat legjitime, të cilat i konsideron të shkelura pas rezolutës së fundit të miratuar dhe ka paraqitur zyrtarisht një ankesë para Komisionerëve të Apelit të FIM-it”./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!