Kapitulli Silvinjo, Shqipëria starton ‘Euro 2024’ nga Varshava

Shqipëria e futbollit do të jetë sot kryefjala e ditës. Për Grupin E të kualifikuesëve të ‘Euro 2024’, kuqezinjtë e trajnerit Silvinjo, ftohen në premierë. Vëmendja shkon te ajo që pritet të ngjasë këtë mbrëmje në “PGE Narodowy” të Varshavës (20:45).
Pas 7 ditëve përgatitje, Shqipëria duket gati. Ndoshta mungesat e Brojës, Gjimshitit, Ismajlit, Bares do të peshojnë goxha në premierë por trajneri brazilian i ‘Shqiponjave’, mbetet njeriu më optimist i momentit duke trasmetuar besim.
Tekniku përtej nxitimit të mediave të caktuara për ti bërë formacionin, tha dje se ka në kokë formacionin me të cilin do të zbresë në fushë.
Ndërkohë krahas ndeshjes së Shqipërisë në Poloni, të tjera përballje vijojnë këtë mbrëmje në kontinent.
Grupet B, E, F, G të impenjuara sipas kalendarit të fushatës kualifikuese.
E veçanta, të gjitha takimit kanë si start orën 20:45.
Grupi B:
Holandë-Gjibraltar
Irlandë- Francë
Grupi E:
Poloni- Shqipëri
Moldavi- Republika Çeke
Grupi F:
Suedi- Azerbajxhan
Austri- Estoni
Grupi G:
Hungari-Bullgari
Mali i Zi- Serbi /Sportiim.al/