Franca shkatërron Holandën, Çekët dërrmojnë Poloninë

sportiim2

Franca shkatërron Holandën, Çekët dërrmojnë Poloninë Në Grupin E, Çekia shpartallon Poloninë në 3 minuta. Moldavia dhe Faroet ndajnë pikët. Shqipëria pushim.

Të tjera ndeshje kualifikuese për Euro 2024 janë zhvilluar ditën e sotme. Aventura nisi sot për Grupin E, grup ku bën pjesë edhe Shqipëria.

Republika Çeke tregoi dhëmbët që në sfidën e parë përballë një kundërshtari direkt si Polonia. Dy gola të shpejtë që në minutën e parë dhe të tretë, e më pas një i fundit gjatë pjesës së dytë, u përkthyen në 3 pikë për çekët, teksa polakët u shfaqën vetëm në fund për të shënuar golin e nderit.

Barazim në përballjen tjetër të këtij grupi mes Moldavisë dhe Ishujve Faroe, teksa përballja e radhës që do të luhet të hënën mes Polonisë dhe Shqipërisë pritet të jetë mjaft interesante.

Vëmendja ishte edhe nga Grupi B ku Francë – Holandë doli disi jashtë pritshmërive. Gjelat fituan me rezultatin e thellë 4-0 falë golave të Grizman, Upamekano dhe Mbape. Nuk zhgënjeu Greqia që kaloi Gjibraltarin me rezultatin 3-0.

Sakaq, tripleta e Lukakut dërgoi Belgjikën te triumfi ndaj Suedisë në këtë ndeshje hapëse për ta në Grupin F, aty ku dhe Azerbajxhani i De Biazit u mposht 4-1 nga Austria.

Në Grupin B, Mali i Zi e nisi me një fitore minimale ndaj Bullgarisë, ndërsa Serbia nuk ndeshi vështirësi ndaj Lituanisë.

Kualifikueset, Euro 2024:

Grupi B: Francë – Holandë 4-0 Gjibraltar – Greqi 0-3

Grupi E: Republika Çeke – Poloni 3-1 Moldavi – Ishujt Faroe 1-1

Grupi F: Austri – Azerbajxhan 4-1 Suedi – Belgjikë 0-3

Grupi G: Bullgari – Mal i Zi 0-1 Serbi – Lituani 2-0/Sara Gjidiaj/

?>